Një shpërthim në portin Heraklion të Greqisë ka plagosur disa njerëz. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në një anije.

Deri tani raportohet për 4 të lënduar dhe një 30-vjeçar në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen autoambulancat që po japin ndihmën e parë dhe policia që po heton ngjarjen.

Burimi: Tirana Post