Në fillimet e karrierës së tij, këshilltari për investime dhe autori i shumë librave John D.Spooner shkonte në zyrë për disa orë gjatë fundjavës derisa një ditë u bë drejtori më i madh i kompanisë ku punonte.

Nuk ishte një veprim dhe aq i zakonshëm për të. Të shtunave dhe të dielave, vështirë se dikush shihej, qoftë edhe një makinë në garazhin ku ai parkonte makinë.

Ndërsa në disa raste, përsëri gjatë fundjavës, ai shkonte të parkonte makinën dhe shihte vetëm makina të shtrenjta. Mesa duket edhe eprorët e tij shkonin gjatë fundjavës për të mbyllur ndonjë punë. Marrë shkas nga eksperienca e tij ai thotë se nxori një mësim dhe këtë mësim dëshiron ta ndajë me të gjithë: Nëse do një jetë të mirë për veten dhe familjen, duhet të sakrifikosh dhe duhet të përballosh pengesat.

Një prej tyre mund të jetë puna në fundjavë, ose me orë të tej zgjatura, kur askush nuk ndodhet atje, për shembull në zyrë ku askush nuk të sheh.

Spooner thotë se shpesh dëgjon studiuesit dhe të rinjtë të flasin për një ekuilibër mes punës dhe jetës në përditshmëri. Por sipas tij ky ekuilibër nuk na bën dot të pasur. Pra të kërkosh kohë të lirë, dhe ta mbyllësh punën thjesht me orarin e përditshëm nuk sjell pasuri. Ai thotë se nëse doni këtë ekuilibër, nuk do keni mundësi të jeni të lirë ekonomikisht.

Pothuajse të gjithë miliarderët që ai i njeh janë plotësisht të përkushtuar ndaj karrierës së tyre.

‘Natyrisht, nuk duhet të punoni gjatë fundjavave, thotë Spooner. “Ju mund të zgjidhni rrugët e tjera, ato më të thjeshta, por herët a vonë, problemi më i madh është paraja, ose më mirë, mungesa e saj”. Pra, para se të zgjedhësh opsionin që të siguron kohë më të lirë, mendo për paratë’.

Burimi: Tirana Post