John Travolta ka postuar një video duke vallëzuar me vajzën Ella dhe ky është i pari postim që pas atij të humbjes së bashkëshortes, në 13 korrik. Gjithsesi, sërish, edhe këtë herë e lidh me të statusin e tij.

“Vajza ime Ella Travolta dhe unë duke kërcyer në kujtim të nënës. Një nga gjërat e preferuara të Kelly-t, të kërcente me mua”, shkruan John.

Kelly luftoi me kancerin, por nuk ia doli dot. Ajo dhe John sollën ne jetë tre fëmijë, por fatkeqësisht të parin e humbën.