Vala e dytë e koronavirusit nuk priti vjeshtën. Ajo ka goditur Amerikën që nga Teksasi, Florida e deri në Kaliforni. Këto shtete po diagnostikojnë mbi 2 mijë raste në ditë.

Edhe në Europë kanë shpërthyer vatra të nxehta. Në Gjermani u hapën 41 shkolla dhe kjo solli rritjen e rasteve të reja.

Në Spanjë duket se pushimet dhe plazhi ndikuan në rritjen e shpejtë të rasteve.

Edhe Italia është në frikën e rikthimit. Sot u raportuan mbi 900 të infektuar të rinj.

Greqia raportoi mbi 250 raste të reja sot dhe numri i viktimave rritet dita ditës.

Parisi dhe Marseja konsiderohen zonë e kuqe. Ekspertët e huaj janë të bindur se virusi ka shpërthyer dhe kjo është vala e dytë.

Burimi: Tirana Post