Pak ditë më parë, këngëtarja fshiu gjithë postimet në Instagramin e saj dhe la në profil vetëm dy prej tyre, që shfaqnin Dafinën me një kostum tradicional nusesje, sigurisht të përpunuar në stilin e saj. Veshja e krijuar nga Drenusha Xharra, e sjell Dafinën si një nga nuset më të veçanta që mund të keni parë:

Ditën e djeshme (20 gusht) në orën 11:11 pm, mbase publikuar për fat në këtë orar, Dafina solli “Milion $” dhe njerëzit e kanë pritur mirë këngën.

Teksti i këngës është shkruar nga Elinel, reperi shqiptar i Kosovës dhe muzika e vija muzikore është përgatitur nga Dafina Zeqiri. “Milion $” është kënga e katërt që ajo publikon këtë verë dhe mesa duket, këngëtarja goditi përsëri në shenjë. Gjithsesi, përveç pjesës së fillimi të këngës, që nis si një vijë melodike popullore shqiptare, pjesa tjetër është e një zhanri komplet tjetër, kjo është e dukshme edhe nga titulli i këngës: “Milion $”. Sidoqoftë, videoklipi dhe kënga janë pëlqyer, pasi janë ndryshe nga gjithë klipet e verës që jemi mësuar të shohim çdo sezon.