Kim Kardashian dhe Kanye West morën pushime të gjata aty nga fillimi i gushtit për të shpëtuar martesën dhe harmoninë mes tyre, por nuk dihet çdo të ndodhë pas vendimit që kanë marrë së fundmi.

Çifti ka vendosur të jetojë në vende të ndryshme sepse Kanye është i lumtur në Wyoming, kurse Kim u kthye bashkë me fëmijët në Los Angeles.

Sipas People, Kim e ka të pamundur të udhëtojë bashkë me fëmijët për një kohë kaq të gjatë, prandaj është e lumtur që u kthye në shtëpi.

Tani, çfarë po ndodh me marrëdhënien mes tyre? Nuk ka një ndarje në horizont (përveç asaj fizike) dhe të paktën Kim është ende e dedikuar ndaj shpëtimit të martesës. Ylli i Instagram-it nuk e di ende çdo të ndodhë me planet e së ardhmes, por për momentin nuk e shqetëson fakti që i shoqi jeton në Wyoming.

West është i qartë në vendimin e tij dhe s’mundet askush t’ja ndërrojë mendjen përfshi këtu Kim-in që duket se nuk do më asnjë telash pas gjithë krizave që i shoqi kaloi. Gjithçka Kim po pret është të kalojë kjo periudhë. Thuhet se reperi i ka propozuar një udhëtim të gjatë familjar për të rifituar kohën e humbur dhe sigurisht, Kim pranoi.

Burimi: Anabel