Kriteri kryesor i veshjeve të 2020-ës është rehatia. Imagjinoni t’i shtojmë këtij viti rroba të parehatshme?! Larg qoftë! Nuk e dimë çfarë e pret botën në vjeshtë, por dimë çfarë do t’i shtohet garderobës tënde.

Ju prezantojmë me fustanin më popullor të sezonit të ri! I trikotuar, në ngjyrat tona të preferuara dhe shumë, po shumë i rehtashëm.

I gjatë gjer në fund të këmbëve ose treçereksh nuk ka rëndësi.

Sido të jetë, do të nxjerr më të mirën e trupit tuaj. Sa femëror aq edhe komod, këtë fustan mund ta vishni në punë apo dhe pas saj. Frymëzohuni me çfarë do të shihni dhe zgjidhni cili do të jetë juaji!

Burimi: Anabel