Shumë gra të tjera mund të kenë kaluar të njëjtën situatë si Michelle Obama, po ish zonja e parë nuk druhet aspak t’i tregojë e t’i shpjegojë me detaje. Në episodin e radhës të Podcastit të saj së bashku me gjinekologen Sharon Malone, Michelle tregon për menopauzën,  atë që në thelb shqetëson të gjitha gratë për shkak të përjetimeve dhe ndryshimeve që pësojnë në trupin e tyre, po ashtu në gjendjen emocionale.

‘Kam një bazë shumë të shëndetshme, por po përjetoja ndryshime në hormone për shkak të infertilitetit. Kam përjetuar djersitjet e natës, madje edhe kur isha në moshën 30 vjeçe kisha afshe, ndjeja nxehtësi. Kam pasur këto shenja para se të filloja të trajtohesha me hormone’.

Michelle kujton një rast kur doli në mbrëmje: ‘U vesha dhe do shkoja në një event, por ndihesha sikur më kishin futur në furrë dhe papritmas gjithçka u ftoht. Në atë moment mendova me vete: Epo kjo është çmenduri, nuk mundem, nuk mund ta kaloj kështu këtë situatë’!

Ish zonja e parë tregon gjithashtu se si bashkëshorti i saj ish presidenti Barack Obama u mësua me gratë që po kalonin menopauzën për shkak se kabineti i tij ekzekutiv përbëhej kryesisht nga gjinia femërore.

‘Barack ishte i rrethuar nga gratë në kabinetin e tij, shumë prej tyre po kalonin në menopauzë dhe kjo gjë vihej re,  sepse përjetonin afshe dhe mbuloheshin nga djersët. Kur Barack pyeste se çfarë po ndodh, ato u përgjigjeshin: Kjo është pjesë e jetës tonë, ju e dini. Dhe Barack e kuptonte. Duke u mësuar me gra që po kalonin menapauzën dhe me përjetime të tilla, reagonte në forma të tilla si: Oh, epo mirë, ndizni kondicionerin’!

Michelle thotë që beson se burrat as nuk e kanë idenë se si hormonet e grave ndikojnë në trupin e tyre dhe se gratë nuk duhet të ndihen në trup për të gjitha ndryshimet trupore që ndodhin gjatë moshimit.

‘Sa burra mendoni se mund të përballojnë formën më të rëndë të dhimbjeve të barkut. Që është tamam sikur të ngulin një thikë dhe të rrotulliset brenda. Sikur të hiqet dhe më pas të ngulet sërish.  Dhe ne gratë pavarësisht kësaj duhet të qëndrojmë në këmbë dhe të vazhdojmë punët.  Nuk njoh asnjë burrë që mund qoftë të konceptojë se si është dhe çfarë ndjen.

Kur mendon për gjithçka që trupi i një gruaje duhet të kalojë gjatë gjithë jetës së saj, që nga përgatitja për lindje, tek lindja, paslindja dhe më pas tek mbyllja e gjithë sistemit riprodhues  me menopauzën në fund, dua të them se ka një fuqi në gjithë këtë. Por ne jemi mësuar të kemi turp për ketë dhe as kërkojmë që të eksplorojmë përpër të përmirësuar vetë veten tonë, e lëremë pastaj të ndihmojmë gjeneratën e ardhshme’.

Burimi: Tirana Post