Francesco Boccia, në një deklaratë për mediat tha se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për të vendosur masa kufizuese për lokalet plazhet dhe diskoteka. Ndërkohë theksoi se kur të mbarojë sezoni I pushimeve do të ketë masa mbyllëse në të gjithë vendin.

itën e sotme në Itali ëhstë regjistruar shifra më e lartë  e infektimeve që prej 24 qershorit.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit në Itali  u infektuan persona dhe humbën jetën të 3 të tjerë. Ndërkohë pak para se të konfirmoheshin rastet ministri për çështjet rajonale Francesco Boccia, në një deklaratë për mediat tha se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për të vendosur masa kufizuese për lokalet plazhet dhe diskoteka. Ndërkohë theksoi se kur të mbarojë sezoni I pushimeve do të ketë masa mbyllëse në të gjithë vendin.

” Nëse numrat nuk ndryshojnë, do të jetë e pashmangshme: javën tjetër do të përpiqemi të ndajmë një zgjedhje rigoroze me të gjitha rajonet”, u shpreh ministri.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë prej Covid-19, ku që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë humbur jetën  35,234 persona dhe janë infektuar  252.809   të tjerë.

Burimi: Dosja.al