Ed Sheeran do të bëhet baba për herë të parë! Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn janë në pritje të vogëlushit që pritet të vijë në jetë para vjeshtës.

Sipas The Sun, partnerja e ylli të muzikës është në muajt e fundit të shtatzënisë, prandaj është tërhequr për disa kohë nga profesioni i saj si menaxhere për t’ju përkushtuar statusit të ri që pret të marrë. Çifti të lidhur prej shumë vitesh u martuan në fshehtësi të plotë në 2018-ën.

Në fund të 2019-ës, Ed Sheeran vendosi të largohet nga rrjetet sociale për t’i dhënë vetes më shumë kohë për të udhëtuar, lexuar dhe shkruar. Gjinia e bebit nuk dihet ende, por nëse ka diçka që dime me siguri falë memes legjendare, është që do të jetë një vogëlush/e e lezetshme!

Mjafton të shihni meme-n “Ed Sheeran bebe”!

Burimi: Anabel