Prej disa muaj bota po përballet me pandeminë e Covid-19, që ka ndryshuar stilin e jetesës. Ndërsa ekspertët kanë rekomanduar “bashkëjetesë” me virusin, maska është bërë një masë mbrojtëse jetike.

Një një kompani izraelite e bizhuterive ka bërë të ditur se po punon në maskën më të shtrenjtë në botë, një maskë ari të mbuluar me diamante, me një çmim fillestar prej 1.5 milion dollarësh.

Ajo cilësohet si maska më e shtrenjtë në botë dhe është porositur nga një biznesmen kinez që jeton në SHBA.

Maska prej ari të bardhë 18 karatë do të ketë 3.600 diamante të bardha dhe të zeza me filtra efikase N99 me kërkesë të klientit, tha krijuesi i maskës Isaac Levy.

Levy, pronar i Yven, ka thënë se blerësi ka dy kërkesa: të përfundojë deri në fund të vitit dhe të jetë më i shtrenjti në botë. Kushti i dytë, tha ai, ishte më i lehtë për t’u përmbushur. Ai nuk pranoi të identifikojë blerësin, por tha se ishte një biznesmen kinez që jeton në SHBA.