Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë duke u trajtuar për koronavirus gjithsej 55 pacientë, prej të cilëve 36 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 7 kanë rezultuar negativ, ndërsa 8 pacientë pritet të testohen, raporton Gazeta Sinjali.

Nga 36 pacientë që janë të konfirmuar me koronavirus, 32 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe tre pacientë janë në CPAP maskë.

Siç njofton spitali, në mesin e të infektuarve janë edhe pesë mjekë, 14 infermierë si dhe tre persona të tjerë të stafit mbështetës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=331436084928012&id=120416386029984

Burimi: Sinjali