Që nga 22 marsi kur edhe u regjistrua vdekja e parë si shkak i infektimit me koronavirus, deri tani numri i personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 300, ndërsa i rasteve pozitive ka arritur në 9 mijë e 688.

Deri më tani zyrtarisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 908.

Gjatë së mërkurës kanë vdekur 16 persona nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 196 dhe janë shëruar 134.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908”, thuhet në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit Prishtina është komuna që ka shënuar më së shumti të infektuar.

Burimi: Sinjali