Koronavirusi mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore.

Një raport i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për një shpërthim në një kamp veror në Xhorxhia thotë se fëmijët – madje edhe rastet asimptomatike – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e koronavirusit.

Studimi bie ndesh me një numër të studimeve të mëparshme, sipas së cilëve fëmijët rrallë e transmetojnë virusin.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar të një ngjarje “super-përhapëse” në Xhorxhia, ku më shumë se 200 adoleshentë që morën pjesë në një kamp veror YMCA u infektuan me COVID-19 brenda natës.

Burimi: Sinjali