Ngjarje e rëndë në Himarë. Mëngjesin e sotëm është mbytur në afërsi të Gjirit të Gjipesë një varkë, në të cilën ndodheshin Robert Rama 50 vjeç, bashkë me gruan Mirela, djalin (A. R) dhe shokun e tij, Fatjon Resulaj.

Mësohet se varka është goditur nga stuhia dhe si pasojë është mbytur gruaja. Ndërkohë, Robert Rama, djali dhe shoku i tij janë gjallë. Ata janë shpëtuar nga rojet bregdetare dhe një mjet lundrues i rastit. Por, djali  ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Trupi i të ndjerës është gjetur nga rojat bregdetare thuajse një milje larg vendit ku u mbyt peshkarexha.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe dëshmitari në vendgjarje, Fatjon Resulaj, i cili ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ai është shprehur se sapo filloi stuhia varka u përmbys dhe djali u përpoq të shpëtonte nënën e tij.

Më herët, Policia bëri thirrje që pushuesit të mos dalin në det, pasi vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Po kështu, për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, Policia ka kërkuar që të mos dalin në det me mjetet e tyre lundruese deri në qetësimin e motit.

Burimi: Dosja.al