Konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, në televizionin Top Channel ka folur për situatën e krijuar në Bejrut pas shpërthimit që ndodhur në këtë vend. 

Ai është deklaruar edhe rreth mundësisë që ndonjë shqiptarë të ketë pësuar nga kjo tragjedi.

Ai ka deklaruar se deri tash nuk kanë informacione se ndonjë shtetas shqiptar mund të ketë humbur jetës ose të jetë plagosur.

“Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm. Ndoshta më i madhi ndonjëherë në këtë rajon. Deri më tani nuk kemi asnjë lajm për ndonjë shqiptar të vdekur, e as të lënduar. Janë disa shqiptarë që punojnë larg Bejrutit, në zonën e njohur Tripoli i Libanit në veri dhe disa të tjerë në zonën e njohur si Beka. Ata janë mirë. Mund t’ju them se të plagosur deri tash janë mbi 5000 persona.

Ghorayeb, ka bërë thirrje tek shqiptarët që jetojnë atje që për çdo gjë të kontaktojnë konsultën në numrin e tyre të publikuar online.