Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kadaj-Bujupi ka njoftuar se veç saj janë infektuar edhe vajza dhe djali i saj. “Jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

“Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në profilin e saj në Facebook./femmagazine.3klikanet.local