Eli Fara vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Përpos zërit, Eli është shumë e pëlqyer dhe për pamjen e saj.

Ndonëse i ka kaluar të 50-at, këngëtarja sa vjen dhe rinohet, duke treguar që mosha është vetëm një numër për të. Së fundmi, Eli ka udhëtuar drejt bregdetit, ku po pushon me të bijën, Marinën, e cila nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar dy foto pranë së ëmës, ku shihen të dyja të veshura me rrobabanjo. Eli është treguar gjithmonë e rezervuar ndaj fotove të tilla, megjithatë duhet të themi se të dyja duken shumë në formë.

Burimi: Gazeta Metro