Miliona banorë në FIlipine janë urdhëruar të futen në karantinë pasi ekspertët e shëndetit paralajmëruan një rritje të rasteve të reja me koronavirus që mund të kolapsojnë sistemin shëndetësor.

Urdhri për të qëndruar në shtëpi për dy javë është lëshuar për Manilan dhe katër provinca përreth pranë ishullit Luzon

Kujtojmë se vendi liroi masat e bllokimit qysh në muajin qershor. Por spitalet janë në rrezik të kolapsit për shkak të rritjes pesëfish të numrit të të infektuar.

Banorët do mund të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe stërvitje. Transporti publik gjithashtu është pezulluar, fluturimet e brendshme sipas zonave dhe restorantet ofrojnë shërbim vetëm për porosi që merren me vete nga klienti.

Rikthimi i karantinës u vendos pasi 80 shoqata mjekësore i bënë thirrje presidentit Rodrigo Duterte që të forcojë masat në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

E diela ishte rekord për nga numri i të infektuarve, me 5032 raste të reja. Në disa zona spitalet janë të detyruara të mos pranojnë më pacientë për shkak të fluksit.

Me vendosjen e karantinës mjekët shpresojnë se do kenë më shumë kohë për të trajtuar rastet më të rënda.

Urdhri për karantinën hyn në fuqi nga dita e sotme. Por njoftimi që u dha më pak se 24 orë më parë, ka lënë shumë banorë të bllokuar në kryeqytet të cilët nuk kanë mjete transporti në dispozicion për tu rikthyer në zonat ku banojnë.

2,104 viktima raportohen deri më tani në Filipine.

Burimi: Tirana Post