Me fundjavën, erdhën dhe festat e shthurura të britanikëve.

Thuhet se mijëra të rinj janë parë në rrugët kryesore të qyteteve, ku nuk kanë munguar dhe prapësirat. Disa duket se e kishin tepruar pak me alkoolin dhe janë parë të shtrirë në rrugë, ndërsa të tjerë u shfaqën tejet të lumtur pasi më në fund mund të frekuentonin ambientet e tyre të preferuara, shkruajnë mediat britanike.

Ajo që u vu re ishte dhe që distancimi mes tyre nuk respektohej, duke e vështirësuar akoma më shumë punën e autoriteteve policore.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara në spitale, shtëpi kujdesi dhe komuniteti më i gjerë gjatë pandemisë ka arritur në 46,201, raporton Dailymail.

Shifrat e lëshuara të dielën janë zakonisht më të vogla për shkak të një vonese në përpunimin e të dhënave gjatë fundjavës.

Burimi: Albinfo.ch