Nutricionistia, Vala Pupovci, ka deklaruar se nuk ekzistojnë ushqime dhe pije të cilat shkrijnë yndyrën.

Pupovci, duke ju referuar shkrimeve të shumta nëpër portale të ndyshme të cilat rekomandojnë konsumimin e ushqimeve dhe pijeve të caktuara me pretendimin se ato shkrijnë yndyrën dhe ndihmojnë në humbjen e peshës, deklaron se këto shkrime nuk kanë bazë në shkencë.

“Megjithatë, nuk ka asnjë vërtetim shkencor se ekzistojnë ushqime të cilat në mënyrë magjike ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës në trup. Prandaj, mos prisni rezultat pas konsumimit te çajrave për humbjen e peshës, uthullës, grejpfrutit apo ndonjë ushqimi që pretendon diçka të tillë”.

Nutricionistia Vala Pupovci, përmes një postimi në Facebook, thotë se humbja e peshës arrihet vetëm duke ndryshuar mënyrën e të ushqyerit dhe/apo duke rritur aktivitetin fizik ditor./femmagazine.3klikanet.local