Numri i rasteve globale të koronavirusit tejkaloi 17-milionëshin të enjten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Rreth 17.031,281 raste dhe 667.060 vdekje janë konfirmuar në gjithë botën, sipas të dhënave të JHU.

Më shumë se një e katërta e rasteve janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ka pasur më shumë se 150,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, raporton CNN.

Këto pesë vende kanë regjistruar më së shumti raste:

Shtetet e Bashkuara: 4,426,982 raste (150,713 vdekje)

Brazili: 2.552.265 raste (90.134 vdekje)

India: 1.581.963 raste (34.955 vdekje)

Rusi: 827,509 (13,650 vdekje)

Afrika e Jugut: 471,123 raste (7,497 vdekje).

Burimi: Albinfo.ch