U bë disa kohë që Miriam Cani është shkëputur nga skena për t’ju përkushtuar rritjes së Amelisë dhe Duamit. Mirëpo edhe pse nuk është e pranishme për publikun me ndonjë projekt muzikore, ajo nuk e humbet kurrë kontaktin me ta. Kjo është edhe arsyeja që herë pas heë këngëtarja bukuroshe realizon mini-intervista me ndjekësit e saj në Instagram. Të njëjtën gjë ka bërë edhe dje teksa u është përgjigjur pyetjeve të panumërta, duke na zbuluar edhe disa detaje që nuk i dinim për familjen e saj të bukur.

Nëse mendoni se dy fëmijë janë mjaftueshëm, Miriami nuk është e të njëjtit mendim. “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Fëmijët janë parajsa në tokë”-iu përgj ajo pyetjes së një ndjekësi.

Miriami tregoi se edhe ajo e Albani kanë zënkat mes tyre dhe tema kryesore për të cilën zihen janë fëmijët. “Natyrisht që grindemi dhe tema numër 1 janë ëmijët. Pse bërë zhurmë e zgjove? Pse e puthe aq shpejt? Pse e rrotullove aq shpejt? Pse e ushqeve aq shpejt? Pse, pse, pse?”, u shpreh ajo.

Miriami tregoi se Albani është një baba shumë i përkushtuar dhe mjaft i lidhur me fëmijët. “Është shumë i përkushtuar dhe tepër i lidhur me fëmijët. Në shtëpinë tonë mbajmë radhën për të puthur e përkëdhelur Amelin dhe Duamin. E kemi pak të tepruar këtë pjesë, por nuk rezistojmë dot”, tha Miriam.

Burimi: Living