Kreu i IKSHP-së, Naser Ramdani, në një konferencë për media ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsejtë 449 analiza me PCR.
Nga numri total i analizave të kryera, janë gjithsejtë 194 raste pozitive dhe 138 të shëruar.
Derisa gjatë këtyre 24 orëve të fundit kanë vdekur vetëm 4 persona. Numri total i vdekjeve ka shkuar gjithsejtë në 196.
Ramadani gjithashtu ka bërë thirrje për respektim të vendimeve të Qeverise të cilat janë marrë sot, me qëllim të parandalimit të pandemisë.
Burimi: Express