Është një nga figurat më atraktive të Kosovës, që gjithmonë reflekton pozitivitet. E dashuruar në natyrën, Uta Ibrahimi, është femra simbol që duhet ndjekur nga të gjithë, jo vetëm për thjeshtësinë që preyanton por edhe për mënyrën e të jetuarit.
Prej vitesh Uta, ka bërë një pakt me natyrën, duke i falë një pjesë të madhe të kohës dhe energjisë, por gjithashtu malet janë betuar që Utës, ti japin energjinë dhe pozitivitetin.
Për shumëkend nga ju që nuk e dini, emri i vërtetë i Utës është Flutura. Ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Gjilanit, derisa është femra e parë shqiptare që ka prekur majën e njohur Maunt Everes.
Adrenalina që ka përjetuar në Everest, bëri që Uta mos të ndahet nga rrugëtimi i majave të tjera. Ajo u ngjit në majën Manasulu, Cho-Oyo, Lhotse, Gasherburum, duke e bërë Utën femrën e parë ballkanike me sukseset më të mëdha në fushën e alpinizmit.
Përmes aktiviteteve të saj, Uta, ne vazhdimsi punon në ndërgjegjësimin e njerezve për natyrën, malet dhe të drejtat e njeriut veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri.
Së fundmi, Uta ka themeluar fondacionin “Utralaya”, që ka si synim ndryshimin dhe mirësinë në shoqëri.
Alpinistrja ka bërë të ditur se fondacioni i saj ka nënshkruar me UNICEF-in, marrëveshjen për projektin “Urra” .
Uta ka thënë se projekti “Urra” do të sjell momente të vlefshme që ndikojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve të të gjitha grupeve etnike në Kosovë.
“Do të ketë dhurata, libra, kreativitet, rrëfime, art, aktivitete në natyrë si dhe gjithçka që e bën fëmijërinë më të hareshme”, ka bërë të ditur Uta, që padiskutim mund të quhet mbretëresha e maleve./ femmagazine.3klikanet.local