Songul Oden, aktorja turke që në vendin tonë ka marrë famë në rolin e saj me emrin “Gymysh” i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme, duke u kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Arman Biçakçi.

41-vjeçarja u martua këtë të hënë në një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar, familjarë dhe miq të ngushtë dhe kjo është edhe hera e parë që çifti shfaqet së bashku në publik pas 3 vitesh lidhje.

Në fotot e publikuar në Internet shihet se Songul ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant dhe një aksesor në kokë, teksa Arman kishte veshur kostum të bardhë.

Megjithatë, mos kujtoni se do mbetet me kaq, pasi ata kanë deklaruar se pas pandemisë do të bëjnë një dasmë madhështore me më shumë të ftuar.

Burimi – Icon.al