Si nisi: Me gjasë, ju ka rastisur të shihni të paktën një foto bardhë e zi së fundmi në Instagram e shoqëruar me hashtagun #WomenSupportingWomen, #BlackAndWhiteChallenge ose #ChallengeAccepted.

https://www.instagram.com/p/CDH0APCJ85N/

Ky i fundit, sipas Bustle, daton që prej vitit 2016 dhe fillimisht u shfaq në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin. Së fundmi, hashtagu po shfaqet sërish ku gra postojnë foto bardhë e zi dhe etiketojnë gra të tjera me qëllim promovimin e mbështetjes brenda gjinisë.

Si funksionon: Për të marrë pjesë, teknikisht duhet të nominoheni nga një vajzë/grua tjetër. Pasi jeni nominuar, postoni një foto bardhë e zi dhe etiketoni miqtë që ju frymëzojnë.

https://www.instagram.com/p/CDH-zbLjJxC/

Kush po merr pjesë: Përpos njerëzve të thjeshtë, sfida është pranuar edhe nga personazhe të njohur si Jennifer Aniston, Kerry Washington, Ciara dhe Eva Longoria. Dafina Zeqiri postoi së fundmi, pasi u nominua nga Vera Ora, mamaja e Rita Orës. “Vera Ora tha me të drejtë: Përkrahni shoqja-shoqen, ndajeni dashurinë me përkrahje ndaj njëra-tjetrës e kurrsesi me zili e urrejte,” shkroi Dafi.

https://www.instagram.com/p/CDLWUF8hX-2/