Mbipesha të vë në rrezik më të madh prej komplikimeve shëndetësore nëse prekesh nga COVID-19, kanë thënë ekspertët britanikë, pas shqyrtimit të studimeve ekzistuese.

Rishikimi i dokumenteve nga “Public Health England” ka gjetur se pesha e tepërt i vë njerëzit në rrezik më të madh nga sëmundjet e rënda, po qe se infektohen me koronavirus.

Dhe, rreziku rritet konsiderueshëm sa më e madhe të jetë pesha, ka raportuar BBC.

Studimi përkon me paralajmërimin e Qeverisë britanike për masa të reja për luftimin e mbipeshës.

Dr. Alison Tedstone nga “Public Health England” ka thënë se dëshmitë ishin të qarta dhe se mbipesha të vë në rrezik më të madh nga ndonjë sëmundjeje serioze apo vdekje nga COVID-19.

“Humbja e peshës i sjell përfitime të mëdha shëndetit – dhe po ashtu mund të ndihmojë në betejën me COVID-19”, ka thënë ajo.

Burimi: Koha