Pishinat dhe deti nuk përbëjnë asnjë rrezik për tu infektuar. Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho tha se rregulli që duhet ndjekur është distance me tre metër. Pra mjafton që ti me familjen tëndë të qëndroni në çadër, tre metër larg çadrës tjetër, të dilni në breg pa ju afruar askujt tjetër dhe të laheni duke qenë të sigurtë. E njëjta vlen edhe për pishinat, tha eksperti duke shtuar se klori që hidhet në ujin e pishinave e shkatërron virusin.

Në intervistë me analistin Nano në ABC Neës ai tha:

“Unë them që jeni të sigurt në det, nëse repsektoni distancimin fizik. Rrini tre metra nga çadra tjetër. Rri me familjen tënde. Lahu në det. Qëndro dhe bëj banjo dielli. Je i sigurt. Pishina: Qëndro tre metra larg, qëndro larg në pishinë. Uji me klor i pishinës e shkatërron virusin. Përsëri je i sigurt.

Por nëse do qëndroni në hotel, eksperti thotë se nuk mundet të flasë me siguri, pasi duhet zbatuar një protokoll i fortë sigurie, duke nisur nga kontrolli i sanitares që pastron dhomën e deri tek personat të cilët qëndrojnë në të njëjtin hotel.