Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, thotë se aktualisht gjendja epidemiologjike në vend është e rëndë. Thotë se me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, ata po punojnë në vazhdimësi për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Duke pasur parasysh se ne tashmë në mënyrë maratonike po e përcjellim situatën epidemiologjike unë mund të them se situata epidemiologjike është e rënduar dike pasur parasysh rastet e javëve të fundit të cilat kanë shënuar rritje e të cilat praktikisht edhe pse kjo rritje është në përcjellje t krahasimit të njëjtë pothuajse me shtetet e rajonit dhe botës prapë se prapë ne e konsiderojmë se është një situatë epidemiologjike e rënduar sepse të cilën ne po përkujdesemi që sa më shumë ta kemi nën mbikëqyrje, nën kontroll dhe sa më shumë të gjurmojmë raste në mënyrë që të ketë numër sa më të pakët të rasteve pozitive por në anën tjetër ky gjurmim i rasteve po na e ndriçon konceptin e mëtutjeshëm epidemiologjik që ne të marrim masa të vazhdueshme në bashkëpunim me të gjithë qytetarët”, tha Ramadani për RTK’në.