Shfaqja e rrathëve të zinj poshtë syve të fëmijës nuk është diçka normale si tek të rriturit, megjithatë edhe ato kanë një arsye se përse shfaqen. Mund të jenë një shenjë e një problemi me alergjinë apo një problem tjetër, por mund të jenë edhe një shenjë që ju tregon se fëmija ka qënë i lodhur apo i ekspozuar ndaj alergjentëve irritues. Në rastet më të rralla dhe më të rënda mund të sinjalizojnë edhe praninë e një tumori të nervave.

Le të shohim arsyet se përse shfaqen rrathët e zinj poshtë syve të fëmijës
• Lëkura e hollë dhe delikate e fëmijës në atë zonë i bën enët e gjakut të duken edhe më të errëta.
• Disa bebe e kanë lëkurën edhe më të hollë se të tjerët, dhe kjo i bën rrathët edhe më të theksuar.
• Rrathët e zinj poshtë syve mund të trashëgohen nga një familjare nëse i ka.
• Fëmija është shumë i lodhur. Në këtë rast fëmija do të jetë më i zbehtë dhe rrathët do të theksohen më shumë.
• Në disa raste mund të shkaktohen nga reaksione alergjike, ekzema, infeksione bakteriale në zonën e sinusevem infeksione në aparatin e frymëmarrjes, apo dehidratimi.
• Mund të shkaktohen edhe nga alergjitë në aparatin e frymëmarrjes, hunda e zënë etj.

Në të gjitha rastet duhet të flisni me mjekun për të qartësuar problemin.

Si duhet të veprojmë?
• Sigurohuni që fëmija të jetë duke fjetur mjaftueshëm, të hajë mirë, të pijë mjaftueshëm, të fitojë peshën e duhur.
• Nëse shkaku është një alergji, duhet ta mbroni fëmijën nga alergjenët si për shembull poleni, pluhuri etj. Pastroni herë pas here sytë e fëmijës me një copë shumë të pastër të zhytur në ujë të ngrohtë.
• I pastroni dhe prisni vazhdimisht thonjtë e fëmijës në mënyrë që të mos jenë në kontakt me sytë apo fytyrën.

Burimi: Living