Selena Gomez, e lindur në 22 korrik, festoi në heshtje të plotë ditëlindjen të mërkurën. Festa, e cila fillimisht nuk bëri shumë bujë në rrjet përmes fotove dhe videove, ngjante me një ëndërr të bukur vere!

https://www.instagram.com/p/CDAMv-ajRqr/

Vetë Gomez, ju drejtua fansave për t’i thënë se zgjodhi vetë të mos qëndronte fare në Instagram atë ditë, por sigurisht detajet e festës s’mund t’i humbisnim.

“Hoqa dorë nga celulari dje për të qenë prezent në momentin, por kam lexuar gjatë gjithë kohës postimet tuaja, faleminderit për çdo urim dhe mesazh.”

https://www.instagram.com/p/CDAajwDprfE/?utm_source=ig_embed

Gomez, u shfaq e veshur me një fustan të mëndafshtë dhe në sfond të fotove qëndronin tollumbacet rozë “Gëzuar Ditëlindjen”.