Bill Gates përmes fondacionit të tij ka dhuruar 300 milionë dollarë për studimet rreth vaksinës së Covid-19.

Ai po ndjek nga afër punën për të dhe në një intervistë të fundit tha: “Asnjë nga vaksinat që po krijohen deri tani nuk është në atë nivel që të mbrojë nga virusi me një dozë të vetme”.

Më pas shtoi se doza do varet nga lloji i vaksinës që do certifikohet po sido që të jetë, moshat e treta do kenë të nevojshme më shumë se dy doza.

Gates tha se në të ardhmen vaksina mund të perfeksionohet dhe të mos jetë i nevojshëm injektimi disa herë.

Burimi:  CBSNEWS