Duke qenë se këtë vit ishte trend publikimi i albumeve dhe artistë të shumtë shqiptarë lançuan projektet e tyre, edhe Fifi ka menduar një surprizë për fansat e saj.

Këtë vit s’mund të mungonte një album nga Fifi, e cila ka dhënë lajmin e bukur për ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se është ende në punë e sipër të albumit i cili pritet të publikohet së shpejti.

Fifi po e punon me shumë dashuri e përkushtim çdo projekt të sajin, ndaj jemi të bindur se albumi i ri do të na bëjë për vete.

“Nanushaa! Unë jam t’u punu në albumin tem që po shpresoj shumë me e nxjerrë sa më shpejt. Ju betohem që secila këngë është më e bukur se tjetra, mos me thënë që shumica janë balada alla Filloretshe!”

Burimi: Icone