Më 24 dhjetor 1997, Woody Allen, autori i disa filmave si “Annie Hall” apo “Hannah and her sisters”, u martua me 27-vjeçaren Soo-Yi-Previn, vajzën e birësuar të ish-partneres së tij, Mia Farrow, në një ceremoni të vogël në Venecia, Itali.

Kur lajmet për marrëdhënien e çiftit u zbuluan për herë të parë publikisht në media në 1992, mediat e konsideruan skandal dhe historia bëri një zhurmë të madhe mediatike.

Disa kineastë mendojnë se ka edhe disa paralele mes filmave të Allen dhe marrëdhënies së tij me Shon-Yi-Previn, p.sh: në filmin “Manhattan” (1979) , ai luan rolin e një shkrimtari komedie të divorcuar që përfshihet në një lidhje me studenten e tij 17-vjeçare, por në fakt, Stacey Nelkin, thotë se është ajo studentja me të cilën Woody (në atë kohë 40 vjeç) ka patur një lidhje dhe se filmi është frymëzuar prej saj.

Allen dhe Mia Farrow adoptuan dy fëmijë dhe kishin një fëmijë biologjik së bashku. Përpara lidhjes me Allen, Farrow ishte në një lidhje me dirigjentin Andre Previn, me të cilin kishte tre fëmijë biologjik dhe tre të birësuar, mes tyre edhe Soon-Yi-Previn.

Në fillim, mediat publikuan lajme se Farrow dhe Allen i dhanë fund lidhjes për shkak të përfshirjes së tij me Soon-Yi-Previn, por çifti thonë se kanë qenë bashkë vetëm pas ndarjes së tij me Mian.

Aktorja dhe Allen janë përfshirë më pas në një sërë betejash gjyqësore, gjatë së cilave Farrow akuzoi Allen se abuzoi me vajzën e tyre, Dylan O’Sullivan Farrow. Edhe pse Allen, doli i pastër prej këtyre akuzave, ato u rishfaqën dhe morën përsëri vëmendje mediatike në 2018-ën, nën vrullin e lëvizjes #MeToo.

Pas dokumentarit mbi trafikuesin e fëmijëve Jeffrey Epstein, njerëzit po kërkojnë të sjellin dhe njëherë vëmendjen tek Allen.

Në një intervistë të vitit 1992, Allen thotë se ka qenë vetë Mia ajo që e ka nxitur ta njohë më mirë Previn (sigurisht, jo në formën që rrodhën gjërat). Ai thotë se vazhdoi të fliste me të gjatë gjithë kohës. “Nuk dua të them se krijuam një marrëdhënie intelektuale, sepse nuk është se bisedonim për filozofi gjatë gjithë kohës, por ne flisnim për gjithçka.”

Për revistën Time, Allen është shprehur se e ka mbajtur sekret lidhjen e tij sepse nuk mendonte se do ishte diçka afatgjatë. “Mendoja se do të isha thjesht një fazë në jetën e Previn dhe se pastaj ajo do thoshte: “ Epo, pata një flirt me të dashurin e mamit tim në fundin e lidhjes së tyre”.

Për NPR, Woody Allen  shprehet: “Nisa një lidhje me të dhe mendoja se do të ishte diçka kalimtare. Më pas vazhduam të ishim bashkë e më pas të jetonim bashkë dhe po kënaqeshim. Diferenca në moshë dukej se nuk kishte rëndësi, madje po funksiononte në favorin tonë.”

Ndërsa, Previn shprehet: “Mendoj se Mia do të ishte e acaruar, nëse Allen do të lidhej me cilëndo grua. Jam një psikologe që u dashurua me një burrë, që qëlloi të jetë ish-i dashuri i Mias. E kuptoj është e pazakontë, por mos të bëhemi histerikë. E dua Mian për të gjitha mundësitë që më dha, por më vjen keq që gjërat rrodhën kështu.” Previn është cilësuar herë si viktimë e herë si një Lolita e jetës reale.

Allen (84 vjeç) thotë se kontributi që ai ka dhënë për jetën e Previn (49 vjeç) i ka dhënë më shumë kënaqësi se të gjithë filmat e tij. Lidhja e tyre ka qenë jo pak herë e përfolur, por kohëzgjatja në vite tregon se mes gjithë asaj që dukej absurde, dashuria ka triumfuar dhe çifti është bashkë prej 23 vitesh.

Burimi: Living