Pas lajmit të mirë për efektet që pati një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi se ajo nuk është zgjidhja, për shkak të kohës së gjatë që do të marrë.

“Ne duhet të mbështesim dhe të përshpejtojmë me vaksinën, por ne duhet gjithashtu të shpëtojmë jetë tani duke përdorur mjetet që disponojmë. Gjurmimi është thelbësor për të gjetur dhe izoluar personat e infektuar, për të vendosur kontaktet e tyre në karantinë dhe për të parandaluar shpërthimet lokale. Masat kufizuese mund të ndihmojnë në reduktimin e transmetimit, por ato nuk mund ta ndalojnë COVID-19”, tha ai.

Testimi i vaksinës që përfshiu rreth 1077 njerëz ka zbuluar se injeksioni çoi në prodhimin e antitrupave dhe fuqizimin e qelizave të bardha të gjakut të cilat e luftojnë koronavirusin duke krijuar imunitet. Por studimi po vijon.