Elton Deda mesazh kryeministrit për aktin që ndalon muzikën në lokale

Që pas vendimit të Qeverisë me mbylljen e klubeve të natës dhe çdo lloj aktiviteti të tillë, si dhe ndalimit të muzikës së lartë pas orës 20:00 në lokale dhe biznese të ngjashme në ambient të mbyllura, reagimet kanë qenë të shumta, ku nuk kanë munguar as ironitë në rrjetet sociale.

Pati edhe një protestë nga qytetarë, pronarë biznesesh dhe artistë, dhe së fundmi këngëtari Elton Deda ka publikuar një mesazh ku i drejtohet kryeministrit Rama.

Këngëtari i njohur Elton Deda i kërkon kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për të shfuqizuar aktin normativ që mbylli lokalet e natës dhe diskot. Ai thotë se me këtë vendim po shkojnë drejt gropës së madhe, prandaj i kërkon që të bëjë një akt të ri normativ duke shtrënguar masat.

Reagimi i plotë i Elton Dedës: 

“Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat.

Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh”.

Burimi: Tirana Post