Dua Lipa ka dhënë sqarimin e saj. Një fotografi e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, në të cilën kishte publikuar flamurin autokton ka nxitur shumë reagime.

Lidhur me këtë këngëtarja ka dashur që ta bëjë një sqarim me një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Dua ka thënë se me postimin paraprak nuk ka dashur të nxis asnjë urreje madje i ka inkurajuar të gjithë ta mbështesin vendin e tyre.

https://www.instagram.com/p/CC6fXB_sLz3/

“Me postimin tim paraprak nuk kisha menduar kurrë të nxis urrejtje. Më trishton fakti dhe më zemëron se postimi im është interpretuar keq me dashje nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizmin etnik, diçka që e kundërshtoj plotësisht. Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, (marrë shumë reagime)edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër nga ideja e kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etnitetin dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në një hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajojë të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”

Burimi: Reporteri