Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se për shkak të pandemisë do të mbyllet.

Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

“Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”.

Në raste urgjente konsullore mund të kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109.

“Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Burimi: Albinfo.ch