Pavarësisht rrethanave të shkaktuara nga virusi Covid 19, bëhet e ditur se edicioni i sivjetëm i America Music Award, do të mbahet.

Ky lajm u konfirmua nga ABC dhe Dick Clark Productions.

Përmes njoftimit të lëshuar, bëhet e ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të fillojë më 22 nëntor 2020.

Edhe pse është konfirmuar data e mbajtjes së evenimentit, akoma nuk është sqaruar formati i edicionit të sivjetmë të AMA, si edhe nëse do të ketë apo jo publik.


Njëherësh është konfirmuar edhe data e publikimit të listës së nominimeve që do të ndodhë në muajin tetor të këtij viti.

Ndryshe, vitin e kaluar në American Music Award triumfoi Taylor Swift me gjashtë çmime.

Gjatë gjithë karrierës Sëift ka rrëmbyer 29 çmime në American Music Award, duke tejkaluar edhe rekordin e Michael Jackson, i cili kishte fituar 24 çmime gjatë karrierës së tij.