Mund të jesh e ulur në një karrige prej kashte, në oborr apo në ballkon, dhe pret që një fllad i lehtë të përkëdhel lëkurën. Është e zakonshme në mbrëmjet e verës, por jo nëse mushkonjat nisin të të ngacmojnë.

Zhurma e tyre e padurueshme, por edhe pickimet, na e zhdukin dëshirën për të kaluar mbrëmjet e freskëta në ballkon.

Por edhe për to ka një zgjidhje dhe nuk ka të bëjë me produktet e ndryshme që tregtohen apo me të tjera që të kërkojnë të lyesh trupin.

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të mbjellim në oborr bimët e duhura që mbajnë larg mushkonjat.

Ne ju rekomandojmë që në kopshtin tuaj të mbillni njërën prej këtyre bimëve.

1. Livando 

2. Hudhra

3. Rozmarinë

4. Borzilok

Burimi: Revista Class