Më shumë se 60 zjarrfikës mbërritën në katedralen e Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Nantes (frëngjisht: Cathédrale Saint-Pierre-et-Saint-Paul de Nantes), sipas mediave lokale për shkak se u përfshi nga zjarri.

Referuar pamjeve nga vendi i ngjarjes, duket se flakët janë të konsiderueshme dhe duhet të kenë shkaktuar dëmtime të ndërtesës gotike. Shkaqet nuk dihen ende.

Incidenti në katedralen e vendosur në Nantes, në rajonin Pays de la Loire, ndodh një vit pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-Dame. “Nga çfarë shoh, ka tym dhe vetëm tym,” tha një dëshmitar okular për La Chaîne Info.

Katedralja e Nantes është një kishë katolike e ndërtuar sipas traditës arkitekturore gotike. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1434 dhe u deshën 457 vjet për ta përfunduar. Në 1891 u ndërtua përfundimisht. Që prej vitit 1862 është cilësuar nga Ministria e Kulturës në Francë si monument historik.

Burimi: Anabel