Ditën e djeshme ishte puntata e fundit për këtë sezon e emisionit të pasdites “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon.

Tashmë, moderatorja do të shijojë pushimet për t’u rikthyer sërish në ekran me energji të reja në muajin shtator.

Mirëpo, lodhja e madhe e këtyre muajve reflektohet mjaft mirë në potretin e Bietës, e cila nuk ka ngurruar të ndajë foto të sajat pa pikë grimi e shkrepje profesionale siç jemi mësuar të shohim zakonisht.

Moderatorja ka publikuar në profilin e saj foto në gjendjen më natyrale të mundshme, me qepalla të rënduara e sy të rënë, siç thotë ajo vetë.

Sigurisht, ai që ia heq gjithë këtë lodhje është i vogli Kroi, i cili mezi pret që e ëma të kthehet në shtëpi dhe tashmë do ta ketë gjatë gjithë kohës vetëm për vete.

https://www.instagram.com/p/CCwSrzWHWvF/

“… dhe ja si duket portreti, ne perfundim te nje sezoni, pa make up (i tmerrshmi i perditshem), pa ndricim studioje, pa filtra dhe shkrepje profesionale: nje sy dukshem me i rene se tjetri, qepalla te renduara   Solidaritet dhe respekt per punen e perditeshme dhe sakrificat te vogla a te medha te te gjitha vajzave dhe grave, te cilat i vene shpatullat e tyre “te brishta” shtepise dhe familjes me gjithe sa munden. Fotografia e fundit eshte shperblimi, qe sigurisht eshte aq i shtrenjte sa nuk blihet dot me para, vec se me dashuri  ”- janë fjalët e Bietës në postim.

Burimi: Living