Maska është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur dhe pjesë e të përditshmes. Mbase edhe të bezdis, të krijon ankth, të duket sikur të merret fryma, por ka gjithmonë zgjidhje.

Së pari krijo komoditet

Një mjek i huaj sugjeron që para se të dalësh ta mbash nga pak edhe në shtëpi. Për shembull 5 minuta teksa gatuan. Ta heqësh e ta vendosësh prapë. Në mënyrë që të mësohesh.

Ndryshoji stilin

Nëse të bezdisin ato kirurgjikalet, zgjidh ato me ngjyra të bëra nga rrobaqepëset artizanale. Mund t`ia zgjedhësh vetë dizajnin dhe e bën pjesë të stilit gjithashtu.

Merr frymë ngadalë

Pasi të vendosësh maskën, qetësohu dhe merr frymë ngadalë. Merr frymë me gojë dhe nxirre përmes hundës. Kjo është mënyra më e mirë që sugjerohet edhe teksa bën ecje ose vrap.

Harroje që ke vënë një maskë

Dr. Ali Shakir sugjeron ta largosh mendjen dhe ta injorosh faktin që ke vënë një maskë. Kjo do të të bëjë të ndjehesh komod. Fshije maskën nga fytyra, pra mos e mendo që e ke. Nëse fiksohesh gjatë gjithë kohës se po të bezdis, atëherë do të të bezdisë vërtet. Mbajeni mendjen diku tjetër, tek pushimet që po afrojnë, ose ato që kalove.

Burimi: Metro