Megjithë studimet e shumta që janë kryer muajt e fundit, komunitetet shkencore ende dinë shumë pak për koronavirusin. Ka shumë dyshime për këtë sëmundje që ka tronditur botën dhe ka ndryshuar zakonet tona të përditshmërisë.

Kohët e fundit ekspertët ndajnë një shqetësim alarmant: Pacientët që shërohen nga virusi dhe dalin negativë  mund të mos shërohen plotësisht dhe të bëhen kronike dhe të të ardhmen ka rrezik të dalin sërish pozitiv. Nëse kjo do ndodhte do shkaktonte shpërthime të reja të infeksionit. Dhe mundësia është që të ndodhë.

Il Fatto Quotidiane ka publikuar një artikull lidhur me këtë shqetësim ku shkruan se asimptomatikët mund të jenë pjesa e këtij skenari dhe e keqja është se numri i asimptomatikëve mund të jetë shumë më i madh se i të infektuarve me simptoma.

Ata mendojnë se ia kanë hedhur virusit, porn ë të vërtetë nuk janë të mbrojtur. Ekspertët thonë se virusi dëmton indet e organeve në shumë raste në mënyrë të pakthyeshme në gjendjen e shëndetit të mëparshëm.

Alessandro Santin, një onkolog nga Universiteti Yale (SHBA),  ka treguar se ka ndjekur rastin e qindra pacientëve. “Gjithçka që dimë deri tani në lidhje me Covid  është se 20% e të infektuarve kanë simptoma të rënda dhe për pasojë shtrohen në spital. Por nuk ka të dhëna se kush është sëmurë në shtëpi, kush është asimptomatik që mendoj se janë shumë më shumë. A e dimë ne se ata do të shërohen? A kemi garanci ne se ata nuk do të riinfektohen? Nuk e dimë nëse do shërohen totalisht ndonjëherë. Dhe këtë e them nga thirrjet që na vijnë në urgjencë prej muajsh.  Kjo tregon se pavarësisht se ata shërohen, në një moment kanë shqetësime. Çfarë do ndodhë asimptomatikët? As ata nuk janë të sigurtë!

Ky mbetet një mister i madh për të cilën shkenca nuk ka një përgjigje konkrete.

Por sipas ekspertit amerikan, ekzistojnë dy shpjegime të mundshme për fenomenin. E para është se virusi nuk është më i pranishëm në trup por sistemi imunitar sheh mbetje të vogla të armikut të jashtëm, megjithëse joaktiv, dhe kështu vazhdon punën e tij mbrojtëse. E dyta është se virusi është akoma aty, por i fshehur në disa qeliza të mushkërive të quajtura makrofagë alveolarë: në këtë rast tamponët nuk e identifikojnë virusin por simptomat mbeten deri në atë pikë sa të mund të bëhen kronikë, duke i shndërruar pacientët në bartës kronikë asimptomatikë.

“Në gripin e parë sezonal që ul përgjigjen e sistemit imunitar, ato mund të kthehen pozitive, sepse virusi do të qarkullonte më kollaj ,” shpjegon Santin.

Burimi: Tirana Post