Më shumë se katër muaj pas pezullimit të aktiviteteve për shkak të pandemisë, Opera Kombëtare e Parisit , në pallatin Garnier, ka rihapur dyert për publikun. Rihapka u bë me maska të përcaktuara për të evituar përhapjen e mundshme të virusit korona.

Të gjithë vizitorët,  duhet të bartin maska derisa pjesëtarët e trupës së operës, interpretojnë në instrumente derisa përpara kanë dritare transparente.

Ky është një moment i rëndësishëm për orkestrën, por edhe për artdashësit, të cilët janë privuar nga shfaqjet për shumë muaj.

Drejtuesit e operës kanë bërë publik programin ku përfshihen veprat e kompozitorëve të njohur si Dukas, Strauss, Fauré, Saint-Sawns dhe Mozart, nën drejtimin e Philippe Jordan me orkestrën dhe korin e Operës Kombëtare.