Aktorja e njohur, Arta Dobroshi, është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i kinematografisë,ditën e sotme ka sjell në jetë një djalë. Çifti ka vendosur që foshnjen ta pagëzojnë me emrin Tom Engjull Jakupi.

Lajmi është publikuar nga një prej klinikave private të Prishtinës, derisa janë postuar edhe imazhet e pare te çiftit bashkë me bebushin.

https://www.instagram.com/p/CCqmx8jg5Fz/

Aktorja Arta Dobroshi, është e martuar me Shkumbin jakupit, edhe pse nuk ka folur shume për lidhjen e saj me bashkëshortin.

Arta Dobroshi, ndryshe është një nga aktoret që shquhet me një angazhim të madh jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në projektet e kinemasë evropiane.