Moderna është kompania që është hapa para për prodhimin e vaksinës anti-covid. Prova e fazës së parë aplikuar në doza të ndryshme, në 45 vullnetarë të moshës 18-55 vjeç ka rezultuar e suksesshme. Gjithsesi ka edhe dy faza të tjera për të kuptuar efikasitetin.

Trupi i vullnetarëve ka reaguar nga injektimi i vaksinës me dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje muskujsh.

Sipas Moderna, vullnetarët që morën dozë më të lartë patën edhe të vjella dhe ethe.

Në asnjë nga provat nuk u vërejt efekt anësor serioz.

Vaksina kandidate e kësaj kompanie përdor acidin RNA, një përbërës kimik që dikton në trup prodhimin e proteinave. Kur vaksina injektohet, përbërësi instrukton qelizat për të prodhuar proteina që imitojnë cipën e jashtme të koronavirusit. Trupi reagon duke menduar se është infektuar nga një organizëm i huaj dhe vë në lëvizje sistemin imunitar.

Burimi: Living