Përbërësit: 120 g makarona, 1 avokado e vogël, 1 thelp hudhër, 1 lugë fara pishe, 1 lugë Parmigiano, ½ limon, kripë, piper, 1 lugë vaj ulliri.

Përgatitja: Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në blender bluajmë avokadon, hudhrën, parmigianon, farat e pishë, lëng limoni, kripë, piper dhe vajin e ullirit, shtojmë pak ujë nga makaronat dhe e bluajmë 2 minuta. E shtojmë salcën te makaronat dhe e shërbejmë me pak vaj ulliri dhe më shumë djathë nëse e dëshironi.

Burimi: Living