Mbajtja e maskës është një nga veprimet për të cilën po sensibilizohet më shumë nga ekspertët, personazhet publikë dhe institucionet.

Por ndërsa shumë njerëz kanë një maskë me gjasë në çantë apo në xhep, vendosja e saj nuk bëhet në mënyrën e duhur.

Siç tha dhe pak kohë më parë mjeku Infeksionist, Pëllumb Pipero, qytetarët e mbajnë më shumë si gjerdan në qafë.

Por dy rregullat e maskës janë: që të mbulojë hundën edhe gojën, në të kundër nuk e kryen funksionin e saj, mbrojtjen nga kontakti me virusin.

Dhe veç faktit që duhet që maskën mos ta hiqni edhe kur jeni me familjarët tuaj, që mund të jenë të infektuar por ende nuk e dinë. Dhe nëse nuk ndodheni me familjarët tuaj, atëherë ruani distancën fizike.